Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

FOTOT/ Shifrat me Covid rriten çdo ditë, qytetarët të shkujdesur në Liqenin e Tiranës

Ndonëse çdo ditë të këtyre dy javëve janë raportuar shifra të larta të COVID-19 në vend dhe masat janë forcuar duke mos lejuar grumbullimin e më shumë se 10 personave në çdo ambient, moti i mirë me diell ka bërë që qytetarët të kërkojnë natyrën.

Dhjetëra qytetarë për të mos thënë qindra janë dyndur në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë për të gëzuar ca rreze dielli e ajër të pastër më shumë.

Siç duket në fotot e mëposhtme qytetarët janë të shumtë ditën e sotme në digën e liqenit, si në një ditë të zakonshme vjeshte me mot të mirë dhe pa koronavirus nëpër këmbë.

Me sa duket prania e madhe e tyre ka bërë të pamundurën edhe distancën, ndërsa ka nga ata që shëtisin dhe pa maska.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet