Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E quajnë qelbësirë, Arian Çani: Eksitohem kur më shani

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” , ka qenë gjuhëtari shqiptar Agron Dalipaj i cili ka bërë një debat me gazetarin Arian Çani. Dalipaj ishte mërzitur për faktin se Arian Çani nuk i kishte dhënë minutazhin e duhur për temën që do trajtonte. Gjuhëtari thotë se shokët e tij e kanë sharë Çanin dhe nuk dëshironin që ai të shkonte në studio. Këtu nisi dhe debati mes tyre, ku nuk munguan as ofendimet.

Agron Dalipaj: Para se të vija këtu, fola me miqtë e mi dhe i thashë që do jem në emision me Arian Çanin dhe u habita shumë kur një pjesë e madhe e tyre thoshin mos shko dhe thanë lloj lloj sharjesh për ty. Nuk e besoja dot që ata kanë këtë opinion për ty. Ky është një opinion i përgjithshëm dhe më çuditi pasi asnjëri nuk thoshte që shko.

Arian Çani: Ti nuk është hera e parë që vjen këtu apo jo?

Agron Dalipaj: Jo është hera e tretë.

Arian Çani: Dhe tani e krijove këtë opinion?

Agron Dalipaj: Jo unë po flas për opinionin e të tjerëve. Tani një minutë e harxhova dhe më kanë ngelur dhe 4 minuta.

Arian Çani: Po sikur të të them që do të të mbaj 6 minuta do të të bëhet qejfi?

Agron Dalipaj: Po, mund të ndryshoj mendimin e atyre sepse unë mendoj që je një personazh shumë interesant në botën e gazetarisë, je kondrapedal, je shumë i vërtetë në atë që bën.

Arian Çani: Duhet ta ndërrosh, vetëm 5 minuta ke.

Agron Dalipaj: Je shumë qelbësirë.

Arian Çani: Tani do kesh 10 minuta. Vazhdon e ndërron akoma?

Agron Dalipaj: Po e ndërroj sa herë të duash.

Arian Çani: 1 çerek ore ke kohë. Çfarë do thuash pas qelbësirës?

Agron Dalipaj: Kam ndërmend të të shaj dhe në fund kur të mbaroj.

Arian Çani: Një sekondë tani o do më shash se s’të lë kohë o do më mburrësh që të të lë kohë, të dyja nuk mund t’i bësh.

Agron Dalipaj: Shiko kam ardhur që nga larg dhe të më lësh 5-6 minuta kohë, kjo nuk është normale.

Arian Çani: Mund të më shash sa të duash, nuk e kam problem, biles sa më shumë më shajnë, aq më shumë më eksitojnë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet