Dibrani me pistoletë në brez arrestohet në mes të Londrës

Një shqiptar i cili udhëtonte në metrotë e Londrës me pistoletë në brez është arrestuar.
Sipas portalit investigativ, “Essexnewsandinvestigations” të cilit i referohet Top Channel, i arrestuari është Albert Shahu.
Shqiptari 32 vjeçar banues në ëhite City Estate, në zonën e Hammersmith, në lindje të Londrës, është përballur në gjykatë me akuzën e mbajtjes së një arme pa leje.
Arrestimi i tij u bë në metronë Queensëay në zonën Baysëater. Albert Shahu me origjinë nga Dibra u përball me gjykatën Southwark Croën Court nga ku iu komunikuan akuzat.
Në të njëjtën gjykatë në muajt në vazhdim do të zhvillohet edhe procesi gjyqësor në ngarkim të tij.