Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Njëri rezultoi pozitiv me Covid, autoritet greke kthejnë mbrapsht 40 punëtorë sezonalë në Kakavijë

40 punëtorë sezonale janë kthyer mbrapsht nga autoritetet shëndetësore greke në Kakavije pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me koronavirus.

Siç raportohet ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku punëtoret sezonale ishin duke shkuar me autobus në Greqi.

Gjate kontrollit testues RAPID autoritetet greke zbuluan se një 56 vjeçar nga Fieri me inicialet G.M rezultoi pozitiv ndonëse kishte në dorë analizen e negativitetit të bere në një prej laboratorevë të specializuar në kryeqytet.

Kaq ka mjaftuar që i gjithë autobusi me punëtore sezonale të kthehet mbrapsht në Shqiperi pasi kjo është një procedure standarte që zbatohet në të tilla raste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet