Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID-19, vaksinimi në SHBA mund të fillojë më 11 dhjetor

Moncef Slaoui, nga programi Operation Warp Speed, tha se vaksinimi tek qytetarët amerikanë do të mund të fillojë më 11 dhjetor.

Sipas CNN, të premten kompania farmaceutike Pfizer, paraqiti një kërkesë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinën, derisa një komitet këshillimor i vaksinave të FDA-së pritet të takohet më 10 dhjetor.

Slaoui tha se kjo do të thotë se në qoftë se miratohet vaksina, ajo do mund të aplikohet të nesërmen.

Ekspertët kanë thënë fillimisht se nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë.

Vaksinimi pritet së pari të përfshijë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje shoqëruese.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet