Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Babush të lutem mos u dorëzo, mos na lër”, postimi prekës i djalit të regjisorit që humbi jetën nga Covid

Në orët e para të ditës së sotme u shua regjisori Muharrem Fejzo. Ai e humbi luftën me sëmundjen e koronavirusit duke u larguar nga kjo botë në moshën 87-vjeçare, por vepra që ka lënë pas do të jetojë gjatë në memorien e shqiptarëve.

Djali i tij, Joe Fejzo dha lajmin e zi, por edhe të sëmundjes që e mori. Në një nga postimet e tij të shumta mjaft prekëse, ai i lutej që të mos dorëzohej përballë koronavirusit.

“Babush te lutem mos u dorezo… eja tek ne.. të lutem mos na lër.. Bëhu i fortë dhe merr gjithë energjinë tonë pozitive.. Eja Babagjysh… mos hiq dorë nga Covid. Lutemi të gjithë për ty. .. ju lutem. Qëndroni me ne”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet