Atentat i dështuar në Vlorë, policia heq pakon me eksploziv nga makina e parkuar

Aktualitet
Atentat i dështuar në Vlorë, policia heq pakon me eksploziv nga

Një automjet tip “Benz” i është vënë tritol gjatë natës së djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

POlicia bëri të ditur se makina e parkuar është në pronësi të shtetasit S. B.

Pas informacionit të marrë mësohets e në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas dhe bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.

Akoma nuk dihen shkaqet se përse i është vënë tritol dhe nëse personi është në konflikt me të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT