Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tragjike, 25-vjecari vdes në aksident me motor, avokati: Prindërit i prenotuan lokalin për ditëlindje

Nje i ri 25 vjecar ka gjetur vdekjen ne nje aksident tragjik me motor. Lajmi eshte bere publik ne media por edhe nga te njohur te ndryshem te viktimes qe kane pubikuar mesazhe te ndjera ne rrjetet sociale.

Nje prej tyre ishte avokati Idajet Beqiri i cili tha se 25-vjecari Neald Durraj humbi jeten nderkohe qe prinderit i kishin prenotuar lokalin per ditelindjen…

Mesazhi i avokatit:
Për djalin 25 vjeçar Neald Durraj..
Po ndaj me ju, miqtë e mi, një lajm vërtet tronditës dhe shumë tragjik gjithashtu…

Neald Durraj është djali i mikut dhe kolegut tim, Av. Zenel Durraj. Madje është fëmija i vetëm i tij. Ishte me studime në Gjermani dhe i përfundoi ato me sukses.

Neald Durraj është nipi i “Heroit të Popullit” Dino Kalenja.
Në datën 4 dhjetor 2020 ka ditlindjen, mbush plotë 25 vjeç. Prindërit pronotuan një lokal të cilësisë së lartë te “Kodra e Diellit” me qëllim që t’i festonin Nealdit 25 vjetorin e lindjes si dhe diplomimin e suksesshëm në Gjermani.

Por… nuk ishte e thënë. Një aksident automobilistik me motorr i mori atij jetën dy ditë më parë, dhe sot në Tiranë, ai u përcoll për në Varrezat e Sharrës!

Të qoftë dheu i lehtë dhe të ndritët shpirti i bukur Neald!
Plaga që ju shkaktua prindërve, të afërmve dhe miqve të tij është shumë e rëndë.
I paharruar kujtimi yt, Neald, ëngjëll që u shove kaq herët…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet