Taulant Balla: Pse Lulëzim Basha nuk sqaron rolin në masakrat më të mëdha ndaj popullit të Kosovës?

Politikë
Taulant Balla: Pse Lulëzim Basha nuk sqaron rolin në masakrat më

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka kërkuar edhe një herë kryedemokratit Lulëzim Basha që të dalë dhe të sqarojë rolin e tij në luftën e Kosovës.

Balla shkruan se dëshmitarë të të masakrave dhe luftëtarë të betejave për liri në Kosovë, drejtojnë gishtin me referenca kohore dhe dëshmi ndaj Bashës ndërkohë që ky i vendit vazhdon t’i fshihet përgjegjësisë morale e publike, duke gënjyer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Pse mundohet ta fshehë Lulëzim Basha rolin dhe veprimet e tij si Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish‐Jugosllavi në Tiranë gjatë vitit 1999?

Pse nuk sqaron rolin, detyrat funksionale, pjesëmarrjen dhe firmën e tij mbi dokumentet e hetimit të luftëtarëve të UÇK, pse jo dhe përfitimet financiare si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) gjatë viteve 2000-2004?

Nëse Lulezim Basha realisht nuk ka gjë për të fshehur, atëherë të nxjerrë letrat.

Kujtojmë se një ndër masakrat më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim Bellanica i ishte dorëzuar Lulëzim Bashës, në atë kohë Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish‐Jugosllavi në Tiranë", shkruan Balla, teksa poston videon e mëposhtme me dëshmitë konkrete.

Në video duket Lulëlzim Basha i cili deklaron se asnjëherë nuk e ka takuar z. Bellanica, ndërkohë që ky i fundit e tregon qartë se si Basha e ka pyetur "kush të paguar ty për këtë incizim". Një tjetër dëshmi është ajo e Latif Gashit, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, i cili thotë se gjatë arrestimit nga UNMIK ka qenë i pranishëm edhe Lulzim Basha.

Edhe dëshmia e gazetarit Bashkim Shala është një tjetër arsye pse Basha duhet të japë sqarime.

Ndërkohë që në videon e publikuar nga z. Balla jepet edhe deklarata e gazetarit Carlo Bollino i cili deklaron se kryedemokrati Lulzim Basha gënjen kur thotë se nuk e ka takuar Milaim Bellanicën në Kukës. Bollino rrëfeu dy ditë më parë në emisionin 'Open' te Eni Vasili se në fillim të prill të 1999 ka qenë vetë në Kukës si gazetar i agjencisë Italiane të lajmeve ANSA kur ka ndodhur edhe takimi i pretenduar Bellanica -Basha dhe atje ishte edhe zoti Lulzim Basha bashke me një prokuror të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet ne ish-Jugosllavi.

ME TE LEXUARAT