Shqiptari kapet me 800 mijë paund në garazh, habitet policia britanike

Aktualitet

Policia britanike eshte habitur nga nje shqiptar qe u ndalua me nje shume te madhe, te pazakonte paundesh me vete.

Sipas njoftimit ne lidhje me ngjarjen, shtetas shqiptar Elisian Belishaku po përballet me autoritetet angleze për shkak të 800 mijë sterlinave që ju gjetën.

Ai u arrestua në maj të këtij viti nga policia. Belishaku drejtonte një makinë pa siguracion dhe patentë kur u arrestua në Angli.

Brenda makines efektivët gjetën 15 mijë sterlina, por shqiptari nuk dha asnjë shpjegim për to. Policët nuk e lanë me kaq.

Ata gjetën shtëpinë e Belishakut, ushtruan një kontroll dhe gjetën edhe çelësat e një makine tjetër që ishte e parkuar në një parkim nëntokësor.

Gjate kontrollit te ushtruar ne kete ambient policet gjeten 800 mijë sterlina të vendosura në kuti këpucësh dhe çanta shpine.

Shtetasi Elisian Belishaku doli para gjykatës në nëntor dhe pranoi akuzat për mbajtje të të ardhurave nga aktiviteti kriminal dhe pastrim parash.

Ky artikull i referohet lajmit te publikuar nga media e Enfildit, Enfield Indipendent

ME TE LEXUARAT