Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qëlloi me armë në ajër dhe kërcënoi një 26-vjeçar në Burrel, kapet i riu i shpallur në kërkim

Është kapur dhe ndaluar në Mat një 26-vjeçar, i dënuar më parë për krime kundër personit, armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për S. N., 26 vjeç, banues në Burrel.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26-vjeçar.

Për shtetasin e lartpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, “Kanosje” dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet