"Po sulmohet Basha me histori të rreme", Bardhi replikon me Ballën pas incidentit në Elbasan

Aktualitet
"Po sulmohet Basha me histori të rreme", Bardhi replikon me

PD dhe PS u perfshine ne debate ne lidhje me sulmin ndaj qendres shendetesore ne Elbasan. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e akuzoi mazhorancën se po shpifin histori për të sulmuar kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Duke ju referuar sulmit ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Bardhi tha se kjo nuk është çështje politike. Sipas tij, po tentohet të hiqet vëmendja nga manipulimi i shifrave.

“Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës.

Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19.

Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës.”

Taulant Balla u shpreh më herët se pas sulmit të qendrës shëndetësore qëndron Lulzim Basha.

ME TE LEXUARAT