Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Plumba për kromin në Bulqizë, flet vëllai i të shpallurit në kërkim: Konflikti që në gusht

Nje dite pas përplasjes me armë të regjistruar dje në Bulqizë vijon të jetë në kërkim nga policia, shtetasi Besmir Zeneli, ndërkohë që vëllai i tij akuzon palën tjetër për nisjen e konfliktit.

Në një rrëfim për Ora News, Ergys Zeneli, akuzon kushërinjtë Shaqir dhe Erlind Tollja se kanë qenë ata të parët që kanë qëlluar në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte i vëllai.

“Të pretenduarit si të dëmtuar, kanë qenë duke qëndruar tek lokal “Kashta”, kur Besmiri ka kaluar me makinë. Në atë moment në bazë të dëshmitarëve okular dhe provave filmike tashmë të administruara nga komisariati i Bulqizës, shtetasit Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja së bashku me një apo dy makina të tjera janë vënë në ndjekje të Besmirit. I kanë dalë paralel në ecje e sipër dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar të ndalojë makinën. Ndërkohë që Besmiri ka rritur shpejtësinë shtetasi Lindi Tollja, e ka parakaluar duke i prerë rrugën për ta detyruar të ndalojë. Besmiri i ndjerë i cënuar për jetën e tij, ka reaguar duke e perplasur me pjesen e parakolpit.

Pak më larg, pranë një karburanti tek rruga e Arberit, Lindi Tollja sipas të dhënave ka kryer dy ose më shumë qitje në drejtim të automjetit, ku dy prej plumbave kanë goditur në pjesën e përparme të makinës. Saktësisht në pjesën e kofanos. Ne si familja e tij denojmë çdo akt dhune ndaj dhe të kujtdo por njëkohësisht kërkojmë që edhe ngjarjet të sqarohen plotësisht e jo të montuara duke përfituar nga mungesa paraprake e informacioneve. Ne prej kohësh dalim me frikë në Bulqizë dhe gjithnjë jemi perpjekur të sheshojmë mosmarrëveshjet e biznesit duke përfshirë edhe palë të treta shpesh herë. E kurrsesi ti bëjmë personale me kushurinjtë tanë apo me këdo tjetër”, është shprehur vëllai i autorit.

Policia ka arritur të gjejë ditën e shtunë edhe makinën e të akuzuarit si atentator, Besmir Zeneli, dhe në makinë janë gjetur edhe plumbat.

Sipas Ergys Zenelit, zanafilla e konfikteve mes dy fiseve është kontrolli mbi fabrikën e kromit në Bulqizë.

“Historia për fat të keq e shëmtuar dhe aspak qytetare e ndodhur dje në qytetin e qetë të Bulqizës, zanafillen e saj e ka të hershme.Ngjarjet datojnë me një incident të muajit gusht të vitit 2020, kur shtetasi Ardit Tollja (djali i xhaxhait të Shaqirit), pas një konflikti ose me saktë debati konstruktiv mbi ecurinë e punimeve në fabriken e kromit, agravon situatën duke përdorur armën e llojit pushke kunder Besmirit. Qitja është kryer drejt tokës, 2-3 herë ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Besmiri është larguar në drejtim të Komisariatit ku ka kryer denoncim kundër shtetasve, Ardit dhe Arjan Tollja.

Nën cilësinë e provave materiale janë sekuestruar nga ana e Policisë, arma e gjahut dhe 3 gëzhoja. Pas asaj ngjarje, Shaqir Tollja dhe vëllai i tij Eduart Tollja, kanë kërcënuar nëpërmjet telefonit Besmirin, duke lënë të nënkuptohej se do ti cënonin jetën në një moment përballjeje. Ata kanë bërë denoncime dhe nisma ligjore të pafaktuara ndërkohë që nga ana tjetër nuk kanë ndalur kërcënimet në forma të ndryshme ndaj familjes Zeneli. Djali i madh i Shaqirit e ka kërcënuar Besmirin me arme të llojit pistoletë në muajin shtator të vitit 2020 në rrugën që ndanë qytetin e ri me qytetin e vjetër”, ka thënë ai.

Zeneli akuzon autoritetet e shtetit si të përfshira në ngjarjet kriminale, pasi sipas tij mbajnë anë dhe favorizojnë njërën palë.

“Përfshirja e dy familjeve tona por edhe e organeve shteterore si mbajtëse të një ane, ndërkohe që ata janë të zotuar për të ruajtur çdo qytetar dhe rendin e bën këtë histori edhe me të shëmtuar”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet