Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Me kallash në “BMW”, terroristi i Vjenës dëgjonte këngën e reperit shqiptar para sulmit

Policia austriake ka marrë një video që mund të hedhë dritë mbi sulmin terrorist të 2 nëntorit, dhe kjo është mënyra se si terroristi Kujtim Fejzullai erdhi i armatosur në qendër të Vjenës.

Videoja tregon një burrë në sediljen e pasagjerit të një makine BMW me një pushkë automatike midis këmbëve, e njëjta lloj arme e përdorur në sulm, e cila vrau katër persona dhe plagosi më shumë se 20.

Sipas të përjavshmes “Profile”, policia e mori këtë video me 10 sekonda natën e sulmit. Në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Ak47” nga reperi Nushi.

Policia përcaktoi se arma e parë në foto ishte një pushkë automatike “Zastava M70”, e njëjta e përdorur nga Fejzulai në aktin terrorist.

Videoja u postua në dy grupe WhatsApp, dhe njëri nga anëtarët e atyre grupeve ishte në kontakt me terrorristin një javë para vrasjes.

21-vjeçari zotëron gjithashtu një BMW 321i të zi, që e bën atë të dyshohet për shoqërimin e terroristit, duke marrë pjesë kështu në sulm, citon ora news.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet