"Lulzim Basha nuk paska turp", Balla reagon për sulmin ndaj qendës shëndetësore në Elbasan

Aktualitet
"Lulzim Basha nuk paska turp", Balla reagon për sulmin ndaj

Qendra shëndetësore në Elbasan u sulmua me gurë të shtunë. Policia ndaloi të dyshuarin, ndersa per ngjarjen reagoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Sipas tij, pas kësaj ngjarjeje fshihet opozita. Balla akuzoi në “Facebook” kryedemokratin Lulzim Basha se po bën politikë me vdekjet.

“Sot është sulmuar me gurë Qendra e re Shëndetësore në Fushë-Mbret në Elbasan. Keqardhje se si politikanët e së keqes po frymëzojnë një klimë negative ndaj bluzave të bardha. Lulëzim Basha nuk paska as turp, as nder, as respekt dhe as kufinj moralë.

Të bësh politikë me vdekjen dhe të sulmosh sot mjekët, infermeieret, stafet mjekësore është një turp që Lulit dhe sojit të tij, nuk do t’i harrohet.

Sot është dita të shprehim solidaritetin dhe mbështetjen për bluzat e bardha, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë.”

Një ngjarje e tillë vjen pas denoncimeve të PD për fshehje të numrit të viktimave nga COVID-19.

ME TE LEXUARAT