Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Luftë mes bandave të drogës, vritet shqiptari, u rrëmbye një javë më parë në Ekuador

Nje shtetas shqiptar eshte vrare ne Ekuador ndersa dyshohet se motiv i krimit jane perp;asjet mes klaneve te droges.

Shtetasi shqiptari Adriatik Tresa, 42 vjeç, mbeti i pajetë pas një përplasjeje të bandave të drogës që veprojnë në Ekuador.

Tresa u vra brenda vilës së tij luksoze nga katër persona. Ata u shtirën si policë dhe u futën shumë të qetë në banesë, me pretendimin se kishin një mandat kontrolli.

Shqiptari mesohet se u qellua në sy të bashkëshortes së tij. 42-vjeçari ishte “i famshëm” për policinë vendase.

Adriatik Tresa akuzohej për vrasjen e një shqiptari tjetër e pastrim parash.

Sipas mediave të huaja, një javë më parë ai i kishte shpëtuar një tentative pengmarrjeje.

Viktima Adriatik Tresa ishte ndaluar në vitin 2013 si i dyshuar për vrasjen e një gazetari në Guayaquil, por edhe ishte i skeduar si pjesë e karteleve të drogës.

Adriatik Tresa ishte i martuar në Ekuador dhe jetonte prej vitesh aty, ku kishte marrë edhe leje qëndrimi.

Ky nuk është rasti i parë i vrasjes së shqiptarëve në Ekuador për shkak të konflikteve të drogës.

Në vitin 2017 u vra Ilir Hidri nga Vora, një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniq. Po në vitin 2018 një tjetër shqiptar që lëvizte me makinë të blinduar iu bë atentat po në qytetin e Guayaquil.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet