Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

LSI sot në zgjedhje/ Pritet konfirmimi në krye të partisë i Monika Kryemadhit

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot zgjedhjet për strukturat e saj drejtuese përfshirë. Sot anëtarët e LSI do të votojnë për delegatët e Konventës Kombëtarë dhe drejtuesin e Partisë.

Pritet që në krye të LSI të rikonfirmohet për një mandate 4 vjecar Monika Kryemadhi, mandate që në fakt konsiderohet I pari për zonjën Kryemadhi pasi ajo trashëgoi postin e kryetares pas largimit të Petrit Vasilit në 2017.

Kryetarja e komisionit të zgjedhjeve në LSI, Silva Caka tha se anëtarët këtë të shtunë do të votojnë në dy mënyra fizikisht dhe online.

E gjitha kjo për shkak të situatës së pandemisë.

Online, anëtarët mund të votojnë duke u future në adresën bashkohu.lsi.al apo aplikacionit LSI, i cili është i aksesueshëm në smartfonët Android.

Ndërkohë fizikisht qëndrat e votimit në cdo dëgë do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 16:00.

Po kështu sipas Cakës do të kenë të drejtë vote edhe ata që jetojnë jashtë vendit nëpërmjet aplikacionit “Join LSI” .

“Në këtë rast, anëtarëve të LSI-së, të cilët kanë kartë anëtarësie do i dërgohet me mesazh një username dhe passëord për të kryer procesin e votimit online përmes ëebsite-t apo aplikacionit Android. Pas logimit, anëtarëve do u shfaqet në ekran menuja “voto”, ku mund të zgjedhin delegatin e preferuar dhe të votojnë për kryetarin.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet