Kuvendi zhvilloi takimin e rradhës së Rrjetit Kombëtar për Edukimin Ligjor të Publikut

Politikë
Kuvendi zhvilloi takimin e rradhës së Rrjetit Kombëtar për

Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e zëvendeskryetares znj. Vasilika Hysi zhvilloi takimin e rradhës së Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut, të ngritur nën kujdesin dhe drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e saj znj. Hysi vlerësoi punën e bërë nga ministria e Drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile për përgatitjen e planit të veprimit 2020–2023), në zbatim të Strategjisë së Edukimit Ligjor për Publikun, si pjesë e paketës së akteve ligjore të hartuara në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe miratuar nga Këshilli i Ministrave pak ditë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëkohësisht znj Hysi vlerësoi kontributin e Kuvendit, të ministrive të linjës dhe të Rrjetit kombëtar për edukimin ligjor të publikut gjatë konsultimit publik të planit të veprimit. Zbatimi i planit të veprimit do të mbulohet kryesisht nga buxheti i shtetit. Donatorë, organizatata të shoqërisë civile do të kontribuojnë gjithashtu në financimin dhe zbatimin e planit të veprimit. Ky fakt u vlerësua nga znj Hysi dhe pjesëmarrësit në takim.

Plani i veprimit i miratuar u prezantua nga zëvendesministja e Drejtësisë, znj. Adea Pirdeni. Në fjalën e saj u shpreh se: “Përmirësimi i kurrikulave të arsimit parauniversitar me njohuri ligjore të përshtatura sipas grupmoshës, rritja e kapaciteteve të institucioneve shtetërore për të ofruar informacion me njohuri ligjore për qytetarët, jetësimi i programeve specifike për edukimin ligjor të publikut he hartimi i materialeve informuese për ligjet me interes për publikun janë disa nga risitë e planit të veprimit”.

Zbatimi i planit të veprimit do të monitorohet nga ministria e Drejtësisë e cila do të raportojë në Kuvend. Duke vlerësuar rëndësinë e edukimit ligjor të publikut, pavarësisht vështirësive të gjendjes së fatkeqesisë natire dhe pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, Kuvendi krijoi Rrjetin e edukimit ligjor të publikut, Komitetin drejtues të rrjetit, Borditn këshillor të përbërë nga përfaqësues të Kuvendit, të institucioneve të pavaruara, institucioneve përgjegjëse në fushën e informimit dhe edukimit ligjor, shoqëria civile dhe media.

ME TE LEXUARAT