Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kur ka tradhti…”! Dj Vin Veli flet për ndarjen me Bora Zemanin

Tri vite më parë bëri bujë në media lajmi i ndarjes së Bora Zemanit dhe Vin Velit. Çifti për një kohë të gjatë vendosën të mos prononcoheshin në media për ndarjen, ndërsa tani duket se nuk e kanë problem të flasin për njëri-tjetrin.

Si rrallëherë, Vini ka folur për Borën në një komunikim me “Live from Tirana”, ku u pyet nga gazetaret lidhur me temën:

A duhet të jemi miq me ish-at? Ai u shpreh se kur një lidhje nuk funksionon, nuk do të thotë që duhet ta urresh ish-partnerin/ partneren. Gjërat ndryshojnë nëse lidhja ka pasur tradhti.

“Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që do mbash miqësi. Por edhe një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të urrehen?

Kur nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Ah, kur ka pasur tradhëti pastaj, varet…Edhe arsyeja e ndarjes ndikon shumë.

Nuk mund të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka patur tradhëti. Unë jam shumë mendjehapur, nuk mbaj mëri ose hatërmbetje.

Toleranca dhe mirëkuptimi janë shumë të rëndësishme në një marëdhënie”, u shpreh Vini.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet