Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Kujt t’i besojmë atij që nuk di aritmetikë’! Reagimet e qytetarëve për akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave COVID

Përveç mjekëve dhe institucioneve përkatëse, ka pasur dhe reagime nga qytetarë të ndryshëm mbi akuzat e kryedemokratit Basha për fshehjen e viktimave COVID.

Shumë prej tyre e kritikojnë se ka ngjallur panik ndërsa shumë të tjerë e kanë konsideruar të turpshme.

Një prej qytetarëve shtron një pyetje se kë duhet të besojnë, shifrat e qeverisë apo ata që nuk dinë aritmetikë.

“Duhen dhënë prova. Nëse janë të vërteta është një tmerr” – tha një qytetar.

“Shifrat që jep ministria, qeveria apo shifrat që japin ata që nuk dinë as aritmetikë?Ata bëjnë një gabim të madh pasi nuk duhet përhapur panik tek qytetarët” – tha një qytetar tjetër.

Ndërkohë një qytetar tjetër thotë se Basha kërkon që të heqë vëmendjen e opinionit publik nga akuzat që rëndojnë mbi të në lidhje me videon e masakrës së Krushës.

“I pabesueshëm, Basha të besohet? Ajo është politike, ai nuk di nga tia mbaj dhe kërkon të shpëtojë nga realiteti nga ajo çfarë është thënë me atë videon (video për masakrën e Krushës) dhe do të nxjerrë këtë që të mbulojë atë. Ai nuk meriton vëmendje fare”

“Ato janë mashtrime që i organizon opozita dhe ja japin Bashës. Besoj se nuk janë të vërteta”

“Ai është një derro gënjeshtari, derr hajduti dhe injoranti. Kush është ai person që humbet familjarin e tij dhe ta mbajnë të fshehtë. Atij nuk i vjen turp… ata kanë ngrënë turpin me bukë moj motër” – shprehen qytetarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet