Identifikohet autori i sulmit në qendrën shëndetësore në Elbasan, procedohet i lirë
Lajmifundit
/
21 Nëntor 2020, 17:08
Aktualitet

Polica njoftoi se ka ndaluar autorin e sulmit me sende te forta ndaj qendres mjekesore ne Elbasan, per te cilin eshte vendosur te zhvillohet procedim ne gjendje te lire.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Shkatërim i pronës" shtetasin:
A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen "Skënderbej", Elbasan.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.