I kërkuar për armëmbajtje pa leje e trafik droge, në pranga një 26-vjeçar

Aktualitet
I kërkuar për armëmbajtje pa leje e trafik droge, në pranga

SHKODËR - Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i shpallur në kërkim për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Sabah Nuzi, banues në Burrel është arrestuar pasi më datë 1 shtator ai ka kërcënuar një person tjetër me armë zjarri.

Pas një konflikti të çastit, 26-vjeçari ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas ka kërcënuar personin tjetër.

Për Nuzin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, "Kanosje" dhe “ Prishje e qetësisë publike”.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT