Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dhunonte dhe kërcënonte me vrasje gruan, në pranga një 46-vjeçar, në shtëpi me kallashnikov

DIBËR-Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu të Dibrës, i akuzuar për dhunë ndaj bashkëshortes, të cilën e kërcënonte edhe me vrasje.

Policia njofton se parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. 46-vjeçarit Emri Puci iu gjet në banesë edhe një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.

“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Dhunë në familje'”, thuhet në njoftimin e policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet