Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covid godet Italinë, 692 vdekje në 24 orët e fundit

Italia po perjeton nje perkeqesim te situates se pandemise. Diten e sotme ka arritur në 1 380 531 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali e në 49 261 numri i viktimave.

Ndërsa deri më sot Italia ka kryer mbi 20 milionë tamponë. Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 692 viktima e 34 767 të infektuar.

Persona aktivë pozitivë me Covid 19 në janë momentalisht 791 746 të infektuar.

Në ditën e sotme janë shënuar dhe 19.502 pacientë të shëruar më shumë e numri i të shëruarve është përgjithësisht 539 524.

Numri i pacientëve që po kurohen në strukturat spitalore është rritur me 106 persona më shumë e aktualisht janë 34063 të shruar në repartet Covid, ndërsa në repartet e terapisë intesive janë 3578 pacientë e 10 më shumë se një ditë më parë.

Në izolim shtëpiak janë mbi 750 mijë të infektuar.

Në 24 orët e fundIt Italia ka kryer 237 225 tamponë e numri i tyre që nga nisja e pandemisë është 20 199 829.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet