Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Balla takim me bizneset e vogla në Elbasan: Është çliruar plotësisht nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja

ELBASAN
Nisma fiskale që hyn në fuqi më 1 Janar 2021 për zerimin e tatim fitimit për bizneset deri në 14 milion lekë, dhe e TVSH për çdo biznes deri në 10 milion lekë, është një çlirim për sipërmarrjen.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarin i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja zhvilloi disa takime me bizneset e vogla të rrugëve tregëtare të Elbasanit.

Sipas Ballës, biznesi i vogël në vend është çliruar plotësisht nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja, duke i dhënë një frymëmarrje të re aktivitetit të tyre të përditshëm.

“Edhe pse ishte një vit mjaft i vështirë, jo vetëm për biznesin dhe të punësuarit, për gjithë Shqipërinë, kemi arritur përmes masave lehtësuese të zbusim efektet e kësaj krize, që ka mbërthyer gjithë globin”, tha Balla.

Për përfaqësuesit e bizneseve, një ndihmesë e madhe ishte paga e luftës për të cilën falenderuan qeverinë, por edhe Bashkinë e Elbasanit, e cila gjithashtu fali disa taksa dhe uli disa të tjera për t’u ardhur në ndihmë këtë periudhë.

Në kushtet kur numri i të prekurve rritet çdo ditë, numri dy i PS, Balla kërkoi një rritje të ndërgjegjësimit për ruajtjen e masave mbrojtëse, pasi askush nuk do të donte një mbylljë të dytë, e cila do të sillte dëme kolosale.

Këto takime me biznesin synojnë gjithashtu informimin me ndryshimet e fundit ligjore të cilat hyjnë në fuqi nga 1 Janari i vitit 2021. Sa më sipër: Subjektet me të ardhura 0-8 milionë lekë paguajnë 0% TVSH; subjektet me të ardhura 0-14 milionë lekë, 0% tatim fitim. Bizneset vlerësuan këtë masë lehtësuese e cila do të ndihmojë, jo vetëm administratorët e bizneseve, por do të ndikojë në rritjen e pagave të punonjësve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet