Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave COVID/ Rama pritet tu drejtohet qytetarëve me një mesazh

Politikë
Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave COVID/ Rama pritet tu

Pas akuzave të kryedemokratit Basha mbi fshehjen e viktimave COVID, kryeministri Rama pritet që tu drejtohet qytetarëve këtë të shtunë (21 nëntor) me një mesazh.

Për Ramën, me këto akuza Basha ka kaluar çdo cak dhe ka cënuar integritetin moral të mjekëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo çështje ka sjellë reagime të shumta ditën e djeshme ku së pari ishin mjekët e spitaleve COVID të cilët kanë mohuar gjithçka.

Ata thanë se kjo është një goditje e qartë ndaj punës së tyre. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje kryedemokratit Basha që të shkojë dhe të ballafaqojë të gjitha pretendimet e tij.

Ka reaguar dhe kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët deklarojnë se nuk kanë fshehur asgjë dhe nuk kanë pasur asnjë të vdekur pa skedë.

ME TE LEXUARAT