Vjen në Tiranë ministri i Jashtëm italian Di Maio, merr pjesë në tryezën e drejtësisë dhe takime me drejtuesit në vend

Politikë
Vjen në Tiranë ministri i Jashtëm italian Di Maio, merr

Ministri i Punëve të Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka mbërritur sot në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Mësohet se kryediplomati italian do të marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi. Di Maio do të ketë takime edhe me drejtuesit kryesorë në vend.

“Sapo mbërriti në Shqipëri për një vizitë institucionale Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio. Në program takime me autoritetet shqiptare dhe një tryezë e rrumbullakët me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’”, bën të ditur ambasada italiane në Tiranë.

ME TE LEXUARAT