Testimi për Covid-19 tashmë në shtëpi, aprovohet nga FDA

Soft
Testimi për Covid-19 tashmë në shtëpi, aprovohet nga FDA

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar përdorimin emergjent të testit të parë për Covid-19 që mund ta bëni vetë në shtëpi.

Testi është një provë molekulare, një përdorimshe për vetë-diagnostikimin e koronavirusit, tha agjencia të martën. Ai përdor një teknologji të amplifikimit molekular për të kërkuar shenja të materialit gjenetik të koronavirusit.

Testi i ri është i autorizuar për njerëzit e moshës 14 vjeç e lart, të dyshuar për Covid-19 dhe personat nën 13 vjeç kur kryhet nga një specialist.

“Ky është testi i parë që mund të administrohet plotësisht vetë dhe të sigurojë rezultate në shtëpi”, tha në një deklaratë Komisioneri i FDA, Dr. Stephen Hahn.

“Ky opsion i ri i testimit është një përparim i rëndësishëm diagnostikues për të adresuar pandeminë dhe për të zvogëluar barrën publike të transmetimit të sëmundjes,” shtoi Hahn./a2 cnn

ME TE LEXUARAT