Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Studimi i ri tregon se kur shpërndahet koronavirusi më së shumti

Njerëzit më së shumti mund ta shpërndajnë koronavirusin në pesë ditët e para pasi të shfaqin simptomat, ka sugjeruar një studim i ri.

Hulumtuesit thonë se pacientët kanë nivelin më të lartë të virusit në fillim të sëmundjes. Virusi “i gjallë” u gjet për nëntë ditë te pacientët pas nisjes së shfaqjes së simptomave.

Shkencëtarët thonë se studimi i ri vë në pah rëndësinë e izolimit të hershëm për të parandaluar shpërndarjen.

Studimi është publikuar në “Lancet Microbe”.

Aty thuhet se shpërndarja varet nga shumë faktorë, përfshirë sasinë e përmbajtjes së virusit që është në gjendje të replikohet.Sipas disa raportimeve, njerëzit janë më të rrezikshëm për të shpërndarë virusin para se të shfaqin simptomat dhe në javën e parë të të pasurit virus.

Shkencëtarët kanë monitoruar të dhënat e 79 studimeve botërore për COVID-19, përfshirë ato për njerëzit e hospitalizuar si pasojë e COVID-19.

Hulumtuesit kanë arritur të identifikojnë dhe kopjojnë virusin nga mostrat e marra në fyt, deri nëntë ditë pasi njerëzit ishin infektuar. Aty kanë gjetur se në fyt më së shumti kishte përbërës të virusit në kohën kur simptomat nisin të shfaqen apo brenda pesë ditëve të para.

Sa i përket përbërësve joaktivë, ato qëndronin në organet e frymëmarrjes deri 17 ditë pasi shfaqen simptomat e para.

Hulumtuesit kanë thënë se është vështirë të besohet se njerëzit janë shumë të rrezikshëm për të shpërndarë virusin pas nëntë ditësh që kur shfaqin simptomat e para.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se shumë më i mirë është izolimi sa më i hershëm sapo të shfaqin simptomat, sado të lehta. Deri kur të marrin rezultatet e testimeve, ata mund të kalojnë fazën më të rëndë të shpërndarjes së infektimit”, ka thënë Muge Cevik nga Universiteti i St. Andrews për BBC.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet