Shqipëria i bashkohet sanksioneve të BE ndaj Bjellorusisë, penalizime për 40 zyrtarët e Lukashenkos

Aktualitet
Shqipëria i bashkohet sanksioneve të BE ndaj Bjellorusisë,

Shqipëria i është bashkuar sanksioneve të 2 tetorit nga BE ndaj Bjellorusisë.

Këshilli Europian me anë të një deklarate zyrtare konfirmon se ka mundur të bashkojë edhe vendet të cilat janë kandidate për në BE që të ndjekin politikën e Këshillit Europian duke vendosur masa kufizuese ndaj 40 zyrtarëve të Bjellorusisë që janë përgjegjës represion dhe dhunë ndaj protestuesve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes vendeve si Shqipëria janë dhe Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Islanda, Norvegjia, Islanda dhe Ukraina.

Masat kufizuese të vendosura nga BE, do të thotë se tashmë as në Shqipëri 40 zyrtarët e Lukashenkos nuk mund të hyjnë dot brenda territorit shqiptar si dhe nëse kanë asete në Shqipëri ato i bllokohen menjëherë.

Shqipëria e cila këtë vit kryesonte OSBE i bëri thirrje Bjellorusisë për dialog apo për tryezë dialogu mes qeverisë, opozitës dhe ndërmjetëse OSBE, por Lukashenko e injoroi.

Duket se Shqipëria tashmë është vendosur në krah të BE kundër Lukashenkos që akuzohet nga opozita vendase se manipuloi rezultatin e zgjedhjeve në gusht, dhe prej atëhere mijëra protestues kanë vërshuar rrugëve duke u përballur me dhunën, represionin dhe arrestimet arbitrare nga regjimi.

ME TE LEXUARAT