Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkrumbohet nga flakët banesa dy katëshe në Korçë

Një banesë 2-katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premte në qendër të qytetit të Korçës, në afërsi të muzeut arkeologjik.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, në banesën 2-katëshe jetonin 2 vëllezër, të cilët të ardhurat e tyre i siguronin duke lypur në qytet, ndërsa mësohet se zjarri të ketë ardhur nga oxhaku në katin e parë të kësaj banese.

Zjarri i shkaktuar nga pakujdesia e tyre në një prej dhomave në funksion bëri që banesa të shkrumbohej e gjitha nga flakët.

Kati i dytë i kësaj banese ishte pothuajse i rrënuar, ndërsa flakët nuk kanë kursyer asgjë.

Momentalisht në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin e flakëve dhe mospërhapjen e tyre edhe në banesat ngjitur.

Kjo lagje është mjaft e njohur në qytetin e Korçës, ndërsa njihet edhe si më e populluara, ndërkohë që flakët e përhapura me shpejtësi shtojnë rrezikun edhe në banesat e tjera.

Fatmirësisht, si pasojë e flakëve nuk ka njerëz te lënduar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet