Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritet numri i viktimave në Greqi, mbi 2 mijë të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,581 raste të reja me koronavirus, raportojnë mediat vendase. Prej këtyre rasteve, 38 thuhet të jenë regjistruar në portet e vendit.

Numri i rasteve fatale për sot ishte 72.

Kurse, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 87, 812 , nga të cilat 53.5% janë burra.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 4,766 (5.4%) e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 22295 (25.4%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Sa u përket situatës në spitale, 519 pacientë janë duke marrë kujdes në njësinë e kujdesit intensiv. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç dhe 156 (30.1%) janë gra ndërsa pjesa tjetër janë burra.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet