Rama uron kryeinfermieren për ditëlindje: Një prej heronjve që e kanë bërë natën ditë

Politikë
Rama uron kryeinfermieren për ditëlindje: Një prej heronjve

Kreu i qeverisë Edi Rama ka uruar kryeinfermieren e Infektivit Merita Sefa në përvjetorin e saj të lindjes të e cilën ndryshe nga çdo vit tjetër e ka pritur nga pavijoni i të prekurve me Covid-19.

Rama thotë se është kënaqësi për të si kreu i qeverisë të urojë në këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë që e ka bërë natën ditë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Edhe 100 Merita! Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik.

Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT