Prek Majlinda Bregu në 7-vjetorin e vdekjes së Sokol Olldashit: Me mendime njësoj...

Politikë
Prek Majlinda Bregu në 7-vjetorin e vdekjes së Sokol Olldashit: Me

Sot bëhen 7 vite nga ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi i cili vdiq tragjikisht në një aksident rrugor duke lënë pas dy fëmijë.

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu ka kujtuar Olldashin me një foto kur të dy ishin ligjvënës në Kuvendin e Shqipërisë. “N’kohë të tjera, me mendime njësoj. Mall”, shkruan ajo.

Më herët edhe nëna e tij ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale ku shkruan se e ka të birin në kujtimet e saj për çdo ditë që nga hapat e parë e deri në përcjelljen për në banesën e fundit.

“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh.

Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan në mesazhin e saj nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.

ME TE LEXUARAT