"Po numëroj ditët", Covidi ndan deputetin socialist nga partnerja, mesazhi i ndjerë
Lajmifundit
/
20 Nëntor 2020, 19:19
Politikë

Një tjetër politikan shqiptar është infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për deputetin socialist, Ervin Bushati, i cili e jep vetë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Bushati tregon se është në ditën e katërt të simptomave të virusit, ndërsa nuk jep shpjegime për gjendjen e tij shëndetësore.
Ai e shoqëron postimin me një foto, ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit.
“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.