Panik në zonën e ish-Bllokut, 67-vjeçari pëson arrest kardiak, ndërron jetë

Aktualitet
Panik në zonën e ish-Bllokut, 67-vjeçari pëson arrest

Një 67-vjeçar ka ndërruar jetë sot në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.S., ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.

Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT