Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pandemia/ BE ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan të premten një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro, e cila do t’i ndihmojë Kosovës t’i adresojë pasojat e pandemisë COVID-19.

Sipas Zyrës së BE-së në Prishtinë, pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet të bëhet para fundit të këtij viti.

“Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde shumë të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 ndaj qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së BE-së.

Kontrata u nënshkrua nga ambasadori Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi, në të cilin Qeveria u zotua të hartojë kritere të qarta dhe masa të targetuara mirë për përdorimin e fondeve.

Mbështetja e BE-së vjen pas një pagese për mbështetjen e buxhetit prej 10 milionë eurosh të bërë në muajin korrik, kredisë për ndihmë makro-financiare prej 50 milionë eurosh të paguar në tetor, dhe ndihmës emergjente për sistemin e kujdesit shëndetësor të dhënë më parë këtë vit. Ndërkaq mbështetje më e madhe pritet të vijë në muajt e ardhshëm./rel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet