Një burrë shembet në tokë në qendër të Tiranës, pak metra larg urgjencës kombëtare, qytetarët i vijnë në ndihmë

Aktualitet
Një burrë shembet në tokë në qendër të

Një burrë është ndjerë keq dhe është shembur në tokë në qendër të kryeqytetit pak pas mesditës së sotme. Personi në fjalë siç shihet në pamjet e siguruara është rreth të 50-ave dhe shihet që ka rënë në tokë.

Pasi i flasin qytetarë të ndryshëm ai përmendet por pa arritur të çohet më këmbë por vetëm ulur. Kalimtarët i ofrojnë ujë dhe alkool për t’u përmendur por nuk e prekin me dorë, për shkak dhe të frikës nga koronavirusi.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e “6 katësheve” shumë pak metra larg urgjencës Kombëtare por megjithatë infermierë të rastin thoshin se duhet te telefonohet ambulanca që të vinte ta merrte.

ME TE LEXUARAT