Meta uron Bes Kallakun për ditëlindje, fotot e veçanta që poston
Lajmifundit
/
20 Nëntor 2020, 19:58
Politikë

Aktori i humorit Bes Kallaku, feston sot ditëlindjen.
Një urim special ka ardhur sot për të nga i pari i Shtetit, Ilir Meta, i cili edhe më herët nuk e ka mohuar lidhjen e veçantë dhe miqësinë që ka me aktorin.
“Edhe 100 Pranvera për Bes Kallakun! ”, shkruan Presidenti, ndërsa poston një foto me aktorin dhe një tjetër ku mes të dyve, shfaqet një person i dashur për aktorin, Ija e tij (gjyshja).