Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbyllet shkolla në Krujë, 4 mësues pozitivë me Covid

Është rritur numri i mësuesve të infektuar me koronavirus në Krujë.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me Covid është mbyllur një shkollë në Krujë, pasi katër mësues kanë rezultuar pozitiv.

Ndër të tjera mësohet se mësimi në këtë shkollë do të pezullohet për 10 ditë deri në një urdhër të dytë.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë është shënuar një rekord i numrit të rasteve të reja me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv 786 persona dhe kanë humbur jetën 11 të tjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet