Kryeinfermierja feston ditëlindjen pranë pacientëve me Covid, Manastirliu: Meriton mirënjohje

Politikë
Kryeinfermierja feston ditëlindjen pranë pacientëve me Covid,

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Sefa, feston sot ditën e saj të lindjes. Edhe pse dita më e veçantë e saj, ajo ndodhet në krye të detyrës, duke iu shërbyer pacientëve me koronavirus.

Në një mesazh urimi në ‘Facebook’, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cilëson kryeinfermieren forcën dhe zemrën e infermierëve të Infektivit.

Mesazhi i Manastirliut:

Siç bën çdo ditë prej thuajse 9 muajsh, edhe sot në ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, forca dhe ♥️ e infermierëve të infektivit, është në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm #covid19.

Rita, siç e thërrasin të gjithë, i shërben pacientëve të prekur nga #covid19 me energji të pashtershme e profesionalizëm të lartë.

Jam krenare për shpirtin e sakrificës dhe forcën e kryeinfermieres së spitalit infektiv, simbol i njerëzve të punës, ashtu si të gjithë mjekët, infermierët, stafet e urgjencës, farmacistët, sanitaret e palodhura në të gjitha strukturat tona, që meritojnë veçse mirënjohje, teksa janë në shërbim ditë-natë, në misionin fisnik për të shpëtuar jetë??

Edhe 100 Merita ?

#Respekt! #MeMjekëtDheInfermierët #Kurdoherë

ME TE LEXUARAT