Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I prekur me Covid kafshohet nga kobra, mbetet i verbuar dhe i paralizuar

Një burrë i infektuar me COVID-19 u kafshua nga një kobër në Indi, ku si pasojë mbeti i paralizuar si dhe u verbua.

Burri i cili është në rrezik për jetën, i quajtur Ian Jones po punonte në një fshat në veriperëndim të Indisë kur u kafshua nga kobra helmuese.

Jones nga ishulli Wight në brigjet jugore të Anglisë ndodhej në vendin aziatik për të drejtuar një ndërmarrje shoqërore, të njohur si Sabirian, e cila ndihmon të varfrit.

Britaniku tanimë është vendosur në kujdes intensiv, pasi kafshimi i gjarprit shoqëruar dhe sëmundjen e COVID-19 i kanë shfaqur mjaft komplikacione.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet