Horoskopi 20 nëntor, sfida të reja për këto shenja

Soft
Horoskopi 20 nëntor, sfida të reja për këto shenja

Probleme të mëdha dhe të vogla në fushën e aktivitetit tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.

Binjakët

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarsisht se Marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

Gaforrja

Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjerë ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

Luani

Parashikohet një ditë plot intensitet, e natyrisht, jo aq në punë sa në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund të sjellin pështjellim te ju.

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

Peshorja

Me Mërkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.

Akrepi

Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndosheni. Mërkuri jua “bën me sy” nga lart.

Shigjetari

Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.

Bricjapi

Ndikimi pozitiv i një sërë yjeve do t’ju djekë sot gjatë gjithë ditës dhe nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

ME TE LEXUARAT