Gjykata i hoqi sekuestron për pronat, Yuri Kim i kujton Adriatik Llallës vendin në 'listën e zezë' të DASH

Politikë
Gjykata i hoqi sekuestron për pronat, Yuri Kim i kujton Adriatik

Ditën e djeshme, Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë. Gjithashtu GJKKO mori vendim për zhbllokimin e pronave të Llallës.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes një postimi në Twitter, Kim i ka kujtuar ish-kryeprokurorit por edhe gjithë shqiptarëve faktin se vendimi i Departamentit amerikan te Shtetit për vendosjen e Llallës në listën e zezë dhe heqjen e vizës së tij duke e ndaluar bashke me familjen që të hyjë në SHBA është ende në fuqi.

“Vetëm një kujtesë se ky emërtim mbetet në fuqi”, shkruan Kim, duke publikuar vendimin e e DASH për vendosjen e Llallës në listën e zezë.

ME TE LEXUARAT