Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Frika nga infektimet/ Shkollat në Zvicër mësim me dritare hapur, shpërndahen batanije

Disa shkolla në Basel të Zvicrës kanë marrë urdhër të hapin dritaret çdo 15 minuta për ajrosje, ndërsa i ftohti nga studentët do të përballohet me batanije.

Sipas mediave të huaja, qeveria ka shpërndarë 600 batanije ushtarake për studentët.

Urdhri i ri thotë se në çdo pushim, të gjitha dritaret duhet të jenë të hapura pasi sipas shkencëtarëve zviceranë ripërtëritja e ajrit jo vetëm zvogëlon rrezikun e infektimit me koronavirusi për gjithashtu përmirëson edhe cilësinë e oksigjenit.

Hapja e dritareve në shkollë, thonë ata, është e mjaftueshme për të zvogëluar mbi gati 40% të rrezikut krahasuar me rastet kur dritaret qëndrojnë të mbyllura.

Në 24 orët e fundit Zvicra regjistroi 4946 raste të reja me Covid-19 ndërsa 111 pacientë humbën jetën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet