Dy futbollistë dhe një zyrtar i Kukësit infektohen me koronavirus

Sport
Dy futbollistë dhe një zyrtar i Kukësit infektohen me koronavirus

Dy futbollistë të Kukësit dhe zëdhënësi i saj kanë rezultuar me koronavirus. Mësohet se futbollistët e infektuar janë Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj si dhe zyrtari Erion Allaraj.

Ata janë vetëizoluar në shtëpi, duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës.

“Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt”, thuhet në njoftimin e F.K. Kukësit.

ME TE LEXUARAT