Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Doja t’i kurseja dhimbjen”, mjeku vret pacientët me koronavirus, nisin hetimet

Një hetim është hapur për një mjek gjerman me përvojë në qytetin e Essen, i cili akuzohet për vrasjen e dy pacientëve me simptoma të rënda të koronavirusit.

Sipas medieve të huaja pacientëve me COVID-19 u janë bërë injeksione, që ishin fatale për ta.

Mjeku 44-vjeçar, i cili ka punuar në Spitalin Universitar Essen që nga muaji shkurt fajësohet për vdekjen e dy burrave, të moshës 47 dhe 50 vjeç, të cilët po merrnin trajtim në kujdes intensiv si të sëmurë kritik.

Mjeku, i cili është arrestuar, rrëfeu një nga vrasjet duke thënë se ai donte të shpëtonte pacientin dhe të afërmit e tij nga vuajtjet e mëtejshme. Gazeta Bild raportoi se mjeku informoi familjet e pacientëve para se të bënte injeksione.

Pacientët e sëmurë rëndë në Gjermani mund ta kërkojnë vetë që jetës tyre t’u jepet fund, sipas një vendimi të gjykatës të lëshuar vitin e kaluar.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse kjo ka ndodhur në rastet e dy burrave që vuanin nga koronavirusi.

Eutanazia, megjithatë, është një çështje veçanërisht e ndjeshme në Gjermani për shkak të historisë së Holokaustit, kur regjimi nazist vrau 6 milion hebrenj dhe kreu eksperimente çnjerëzore në shumë prej tyre.

Sipas spitalit të Essen, mjeku u pezullua, ndërsa spitali gjithashtu kontribuon me të dhëna në hetimet e policisë për të sqaruar rastin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet