Denoncimi/ Ish-deputetja e PD: Nuk lejohen më shumë se 10 persona?! Ja si shkelet vendimi në shkollën Besëlidhja

Politikë
Denoncimi/ Ish-deputetja e PD: Nuk lejohen më shumë se 10 persona?! Ja

Teksa ka hyrë në fuqi vendimi që nuk lejohet grumbullimi i jo më shumë se 10 personave në ambiente publike dhe kudo nëpër ambientet e tjera, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj sjell një video në një shkollë në Lezhë, ku nuk respektohet rregulli anti-covid.

Metaliaj pohon se bëhet fjalë për shkollën Besëlidhja, ku psikologët kanë pasur një provim, ndërsa kanë neglizhuar sipas saj rregullat e distancimit.

DENONCIMI I ISH-DEPUTETES

Papergjegjshmeria qe s’njeh kufi !

Kjo eshte situata tani ne keto momente ne shkollen 9-vjeçare Beselidhja ne qytetin e Lezhes!

Psikologet paskan provim ne kohe pandemie,pa asnje mase mbrojtese,pa mbajtur distancen e duhur dhe ne shkelje flagrante te çdo protokolli sigurie!!!!!

Pikerisht atehere kur komiteti tekniko -politik i te çmendurit para dy ditesh ndaloi grumbullimet e mbi 10 vetave!!!!

Nderkohe kur universitetet ndjekin mesimin on-line,ne shkollen Beselidhja psikologet po bejne provim!!

Nderkohe kur nxenesit e kesaj shkolle zhvillojne mesim te ndare ne dy turne ,per vete numrin e larte te nxenesve ne klasa,duhet tu shtohen edhe bombat virale qe futen ne klasat e tyre nga papergjegjshmeria e perseritur e Drejtorise Arsimore Lezhe,dhe Ministrise se Arsimit .

Prinderit me te drejte tejet te irrituar dhe te shqetesuar per shendetin e femijeve denoncuan faktin dhe me vune ne dijeni per ate çfare po ndodh ne kete shkolle.

Drejtoria Arsimore Lezhe dhe Ministria e Arsimit duhet te mbajne pergjegjesi per kete qe po ndodh tani ne shkollen Beselidhja ne qytetin e Lezhes.

Kush mban pergjegjesi per jeten dhe shendetin e femijeve tane ??

Kjo eshte fytyra e vertete e Rilindjes!

Askush nuk e ka prioritet jeten dhe shendetin e femijeve,mesuesve dhe prinderve!

Ndaj ju bej thirrje prinderve dhe mesuesve te ruajne veten,femijet dhe familjet e tyre,sepse askush tjeter veç Zotit nuk i mbron nga kjo situate ! ?

ME TE LEXUARAT