Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit/ Prokuroria në Durrës përfundon hetimet: 16 persona do shkojnë në gjyq

Aktualitet
Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit/ Prokuroria në Durrës

Ndërsa për më pak se një javë bëhet 1 vit nga nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin ton, prokuroria e Durrësit njofton se ka përfunduar hetimet.

Si pasojë e këtij tërmeti u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në Durrës.

Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

Top Channel mëson se si përfundim Akuza dërgoi për gjykim të pandehurit si vijon:

Ramiz Shehu

Nevjana Isufi

Abdulla Osmani

Ruzhdi Xheka

Arben Isaku

Aldo Dakoveli

Artur Terziu

Artur Çela

Klajdi Lame

Flamur Gjuzi

Albrend Qetka

Skerdi Bello

Artenis Malko

Deshira Qato

Arben Qato

Kujtim Hasa

ME TE LEXUARAT