Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Britanikët: Inovacioni është çelësi për një të ardhme pa tym

Mbretërinë e Bashkuar sot arrin normat e pirjes së duhanit në 14.1 përqind nga 30 përqind që ka qenë 30 vjet më parë. Një nga nivelet më të ulëta të prevalencës së pirjes së duhanit në Evropë, si provë e punës së qeverive të njëpasnjëshme në reduktimin e dëmit të duhanit, si një strategji që nis nga rregulloret që synojnë parandalimin dhe ndalimin e pirjes së duhanit.

Alternativat dhe cigaret elektronike janë dukshëm më pak të dëmshme sesa pirja e duhanit për ata duhanpirës që do të vazhdonin të pinin duhan.

Një qasje e bazuar në prova, e mbështetur në kërkime shkencore duke shfrytëzuar potencialin e alternativave më të mira ndaj cigareve për burrat dhe gratë që do të vazhdonin të pinin duhan, ka ndihmuar në përshpejtimin e këtij ndryshimi në vitet e fundit. Por, përkundër këtyre përpjekjeve, ka ende rreth 7 milionë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar që pinë sot duhan sot, dhe 2/3 e tyre që thonë se duan të heqin dorë prej tij.

Një numër në rritje i autoriteteve shëndetësore, përfshirë ato në Mbretërinë e Bashkuar, pranojnë se alternativat dhe cigaret elektronike janë dukshëm më pak të dëmshme sesa pirja e duhanit për ata duhanpirës që do të vazhdonin të pinin duhan. Ata mbështesin cigaret elektronike të përdoren si një mjet efektiv i reduktimit të dëmit për të plotësuar strategjitë ekzistuese të krijuara për të dekurajuar fillimin dhe inkurajuar ndërprerjen e pirjes së duhanit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet